Ish- deputeti i PD-së Aurel Bylykbashi, i cili u thirr në polici sot, hera e dytë brenda pak ditësh ka dhënë një deklaratë për media ku ka theksuar se i qëndron pikë për pikë deklaratës së tij bërë gjatë një takimi të Aleancës Për Mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë (lexo këtu)
“Respektoj shtetin, kam pasur një telefonatë për tu paraqitur dhe ashtu ashtu siç bëra dhe herën e parë, pavarësisht se shkruhej arrest në flagrancë u paraqita. Policia kishin një indicie për një postim dhe unë u mbetëm besnik të gjitha atyre që kam thënë“, tha Bylykbashi.
I pyetur nëse shoqërimi i sotëm ishte një formë presioni në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit, kreu i PD-së Elbasan ngriti tonet duke u shprehur se:
“Nuk ka presion që mund të na mposhtë në këtë kauzë të drejtë për të vendosur lirinë dhe demokracinë në Elbasan dhe Shqipëri. Demokracia shqiptare ka dhe ajo dëshmorët e vet në vite që datojnë që para 70 vitesh dhe kjo është deklarata ime dhe si ndryshoj asgjë. Nëse për të rikthyer demokracinë duhet të kalojnë mbi trupat tonë, le të jemi ne dëshmorët e rinj të demokracisë shqiptare. Ky është qëndrimi ynë“, tha Bylykbashi.
Gjithashtu ai deklaroi se nesër do të mbahet një protestë paqësore në Elbasan, ku pritet të jetë dhe kryeministri Rama i cili do të prezantojë kandidatin e PS-së për bashkinë.
“Do ti tregojmë kryeministrit Rama se vendi ka nevojë për një zgjidhje të shpejtë për të dalë në krizë“.