Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë nga protesta e opozitës përpara Parlamentit, Policia e Shtetit ndaloi një prej aktivistëve në netët e ndërrimit të viteve.
Fiqirije Nezaj ishte shpallur person në kërkim, dhe pas marrjes së një deklarate është lënë e lirë nga ana e Policisë në Kukës.
Vetë aktivistja ka reaguar pas kësaj ngjarje aspak të këndshme që i është dashur të përjetojë së bashku me familjen e saj.
Me të drejtë aktivitja Nezaj ngre pyetjen se ku ishte për 14 ditë me rradhë policia e shtetit, që nuk e kishte ndaluar sa kohë që ajo ishte në Tiranë.
Duke falenderuar të gjithë mbështetësit Nezaj vijon më tej duke thënë se diktatura dhe instalimi i saj vazhdon me presekutimin politik të aktivistave te PD.
Po ashtu ajo thotë se e gjitha kjo bëhet që qytetarët të mos dalin në protestë për të kërkuar ç’instalimin e shtetit të diktaturës.
“Miq të mi! Ju falenderoj se cilin prej jush për mbështetjen që më dhatë! Teksa po kthehesha nga Kosova për në Tirane bashkë me familjarët e mi… Në doganen e Morinës u ndalova nga policia. Gjatë ndalimit mesova se isha person ne kërkim nga policia e shtetit.
Dhe arsya e ndalimit ishte kundërshtim i forcave të rendit. Në protestën e 18 dhjetorit. Lind pyetja unë banore e tiranës, ku ishte policia që nuk me njoftoj për 14 dite? Por ndalohem ne doganen e morinit ne momentin qe isha me familjen ??????
Diktatura dhe instalimi i saj vazhdon me presekutimin politik të aktivistave te PD e gjitha ne kuadrin e represionit tipik fashist,psiqik që Edi Rama po rilind nën moton: Populli të ketë frikë e mos të dalë ne protestë. Edi Rama kjo qeveri narkoshtetit nuk mund te na ndaloje te drejten e protestes”, shkruan aktivistja Fiqirije Nezaj në reagimin e saj.
Veç qytetarëve nga ana e Policisë për protestën e opozitës ka nisur procedimi dhe për disa deputetë të PD-së dhe të LSI-së. Nga ana tjetër në këtë Janar pritet të ketë protesta të tjera.
(E.K/FAXWEB)