Është gjetur 15-vjeçarja e zhdukur në Prishtinë, e cila erdhi nga diaspora për pushime për festat e fund-vitit.
Familja Zagori që jeton në Austri ka konfirmuar për “Indeksonline” se vajza e tyre u gjet në njërën prej rrugëve të Fushë-Kosovës.
“E kemi gjetur vajzën. Tani është duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës. Motra e vet e ka gjetur, e ka parë një makinë të dyshimtë dhe ata personat kanë ikur…”, thonë familjarët.
Ndërkohë, vajza e kësaj familjeje 15- vjeçare, Erisa është zhdukur dy netë më parë. Familjarët kanë njoftuar Policinë e Kosovës për zhdukjen e vajzës së tyre.
“Të mërkurën në ora 17:00 prej Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka qenë duke udhëtuar për në Austri me nënën e saj, i ka thanë që po shkon banjo dhe ma nuk e dimë ku është. Rasti është lajmëruar në polici”, kishin treguar familjarët për mediat kosovare.
(F.GJ/FAXWEB.AL)