Drejtuesja e një shkolle në Pakistan u dënua me varje për blasfemi ndaj profetit Muhamed.
Salma Tanveer, e cila drejtonte shkollën e saj private u shpall fajtore për shpërndarje të tekseve ku mohohej profeti Muhamed dhe se ai është një i dërguar i Allahut.
Gjykata në Lahore rrëzoi dhe pretendimet e palës mbrojtës, duke thënë se ajo kishte humbur “kontrollin e mendjes” gjatë kohës kur kishte bërë këto shkrime.
Njerëzit që vuajnë me probleme të shëndetit mendor nuk mund të ekzekutohen në Pakistan.