Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, pak javë pasi u shpall i pafajshëm për aksidentin në autostradën Tiranë-Durrës ku humbi jetën një person pasi u godit nga makina e deputetit ndërkohë që po kalonte autostradën, është shfaqur përsëri në publik.
Ai ka ka postuar disa foto në faqen e tij në rrjetet sociale, ku thotë se me rastin e Kurban Bajramit ka shpërndarë mish për qytetarët në nevojë në Peqin.
Nga fotot duket që shumë qytetarë mezi e kanë pritur këtë gjest, mbase varfëria është shkaku kryesor. Radha duket e gjatë. (B.H/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2688″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]