04:30 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U shpallën investitorë strategjikë, PD thirrje SPAK: Hetoni procedurat për ish-nënkryetarin e Bashkisë Vore dhe vëllain e ish-deputetit të PS

10:36 | 17/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
U shpallën investitorë strategjikë, PD thirrje SPAK: Hetoni procedurat për ish-nënkryetarin e Bashkisë Vore dhe vëllain e ish-deputetit të PS

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses së antikorrupsionit, Genta Vangjeli, i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë procedurat e shpalljes si investitor strategjik nga Qeveria të ish-nënkryetarit të Bashkisë së Vorës, Hekuran Brahimaj dhe Turjan Hyskos, vëllai i ish-deputetit socialist dhe kryetar i FRESSH, Elio Hyskos.

Vangjeli tha se “edhe pse me një ritëm jo shumë të suksesshëm në biznes duke pasur parasysh se nga 7 biznese të regjistruara në dhe pas vitit 2021, 5 prej tyre janë në likuidim e sipër, ky fakt nuk e pengoi Edi Ramën i cili ka plane të tjera të ndryshme nga zbatimi i ligjit që të miratonte statusin e veçantë të investitorit strategjik për eksponentin e Partisë Socialiste”.

Capture

“Me anë të Vendimit të komitetit strategjik nr. 9, datë 23 Korrik 2024, Edi Rama miratoi në parim masa mbështetëse për vënie në dispozicion të pasurisë së paluajtshme shtetërore me sipërfaqe prej 76,950 m2, në ZK.2518, e zërit kadastral ‘ullishte’ dhe ‘pemtore’.

Investimi parashikohet me vlerë 50 milion euro.

 

 

Projekti prek një sipërfaqe prej 41,915 m2 në pronësi ‘private’ të subjekteve aplikuese, gjithashtu një sipërfaqe prej 76,950 m2 në pronësi ‘shtet’. Ndërkohë, subjektet për një sipërfaqe prej 39,009 m2 janë ende në fazë negociatash me subjekte private.

Theksojmë se veprimet procedurale të Ministrisë së Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Bashkisë Himarë që i duhej me patjetër Edi Ramës pikërisht për këto arsye, si dhe Sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU) do të jenë në vëmendjen tonë.

Partia Demokratike kërkon nga SPAK të hetojë procedurën e ndjekur për këtë investim strategjik i cili do të përfshijë tokë shtetërorë dhe private duke zbardhur dhe burimin e të ardhura të ligjshme për implementimin e këtij projekti”, thuhet në deklaratë.

Pas

Dardha mbulohet nga dëbora, Rama ndan pamjet mahnitëse nga fshati turistik

Para

Gjykata e Posaçme lë në burg Giuljo Vuksanin për akuzën e “Vjedhjes” në bashkëpunim

Para
Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK letërporosi Belgjikës dhe Francës

Gjykata e Posaçme lë në burg Giuljo Vuksanin për akuzën e “Vjedhjes” në bashkëpunim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.