20:42 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U shpëtoi jetën motrave binjake, vjen shpërblimi për gjestin heroik: I riu nga Fieri do nisë punë si elektricist

14:22 | 17/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U shpëtoi jetën motrave binjake, vjen shpërblimi për gjestin heroik: I riu nga Fieri do nisë punë si elektricist

Bashkia e Fierit ka dhënë sot një certifikatë mirënjohje për Ardimir Muratajn që shpëtoj dy vajzat e mitura që do mbyste e ëma në lumin Seman pak ditë më parë.

Sipas burimeve nga bashkia, të riut i janë kërkuar dokumentacionet përkatëse dhe së shpejti mund të nisë punë si elektricist.

Gjate intervistës së dhënë dje për Fax news Ardimir Murataj u shpreh se nuk kishte marrë asnjë mesazh falenderimi nga drejtuesit e institucioneve, dhe mesa duket reflektimi ka ardhur.

I riu tregoi po ashtu për gazetarin Edmond Hoxhaj, se edhe pse kishte mbaruar një kurs dy vjeçar si elektricist, nuk kishte arritur të gjente dot një vend pune.

Ndërkohë lidhur me momentin kur shpëtoi dy motrat nga duart e të ëmës Rudina Kishta, i riu tregoi vështirësitë që kishte hasur, pasi vetë e ëma kishte qenë në një gjendje të rënduar psikologjike.

‘’Unë kam qenë këtu për të shtyrë kohën dhe të peshkoja, ishte koha 7 e gjys e pasdites dhe u bëra gati për të ikur në shtëpi. Gruaja kaloi rrugën dhe u fut në ujë me njërën prej tyre.

Unë vrapoj dhe i heq njërën nga vajzat nga duart, e cila ishte gysmë e gjallë. Më pas njërën nga vajzat i kishte zhytur kokën dhe e mbante prej mesi. Jam futur me not, dhe i kam bërë frymëmarrje artificiale.

Vetë nënën e mori rrjedha e lumit, dhe u fut një qytetar tjetër për ta shpëtuar. Tentoi që të na i merrte vajzat sërish dhe ti mbyste me duar, të njëjtën gjë bëri dhe kur erdhi policia.

Thoshte që nuk kishim punë se ishin fëmijët e saj. Vajzat vetëm qanin, ndërsa e ëma gjuante me gurë dhe me grushta”, u shpreh dje Murataj për Fax News.

Për rastin e Muratajt ka pasur një sensibilizim të madh në rrjetet sociale, ku të gjithë e cilësonin heroik gjestin e tij.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Agron Llakaj gjysh për herë të dytë: I ëmbli dhe i miri, faleminderit që na e zbukurove jetën!

Para

E vuajti mungesën e CR7, këto janë tre “9-at“ në orbitën e Realit të Madridit

Para
E vuajti mungesën e CR7, këto janë tre “9-at“ në orbitën e Realit të Madridit

E vuajti mungesën e CR7, këto janë tre “9-at“ në orbitën e Realit të Madridit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës, tregojnë “muskujt” në Paqësor

Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dy avionë Canadair ndihmojnë për shuarjen e zjarrit në Dukat

Përmet, zjarret rrezikojnë fshatrat Kutal dhe Kosinë

Kërkonte rikthimin në detyrë, KPA rrëzon kërkesën e prokurorit Saimir Bahiti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.