05:58 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

U skualifikua nga superkupa e Europës 2019-të, si duket sot “Arena Kombëtare”. Duka: Pse nuk fituam (FOTOT)

14:38 | 22/09/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
U skualifikua nga superkupa e Europës 2019-të, si duket sot “Arena Kombëtare”. Duka: Pse nuk fituam (FOTOT)

Një ditë më parë Shqipëria u skualifikua nga vendet kandidate ku mund të luhej Superkupa e Europës në vitin 2019.

Sot, Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur dyert e stadiumit “Arena Kombëtare”. Edhe pse ende nuk mund ta quajmë një stadium, pasi vazhdon të jetë thjesht një kantier ndërtimi.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, bashkë me arkitektin Marko Kazamonti kanë pritur mediat në kantierin e ndërtimit, për të treguar se si vijon puna për ndërtimin e impiantit më të madh futbollistik në vendin tonë.

Në deklaratën e tyre për mediat, zbuluan se impianti do të jetë gati në vjeshtën e vitit 2018-të.

 “Jemi të lumtur si po ecin punimet dhe në fund të vitit 2018 do të jetë gati për të pritur ndeshjet. Nuk e fituam të drejtën e organizimit të Superkupës 2019 për faktin se kishim vetëm një projekt në letër. Stadiumi do të jetë shumë i bukur, një vepër e madhe për sportin shqiptar, më e rëndësishmja në Shqipëri, një pasuri e madhe për futbollin”.

Ndërkaq, për mediat ka folur edhe arkitekti Marco Casamonti: “Jemi të lumtur me ecurinë e punimeve, është një vepër e bukur. Do të jetë një kënaqësi për çdo tifoz të ndjekë ndeshjet në një stadium krejtësisht të mbuluar dhe me mundësinë për të qenë shumë pranë fushës. Do të jetë si një teatër”.

Në garën për vendim ku do të luhet Superkupa e Europës në vitin 2019 bënte pjesë edhe “Arena Kombëtare”, por UEFA ka zgjedhur klubin e Beshiktashit në Turqi “Vodafone Arena”.

Kështu fituesit e Ligës së Kampioneve dhe asaj të Europës në sezonin e ardhshëm do të udhëtojnë drejt Stambollit për të luajtur në një stadium të inauguruar në prill të 2016 dhe që ka kushtuar 100 milionë dollarë. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2825″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: arena kombetare
Pas

Peleshi pranon dështimin e AKU-së?! Cila është nisma e parë që do të ndërmarrë në krye të Ministrisë

Para

Deputeti i PD-së reagon ndaj atyre që përgjuan mbledhjen e Kryesisë: Turp i vërtetë

Para
Ish-ministri i Shëndetësisë: Vendi po mbetet pa mjekë, gjendje katastrofike pas 4 viteve “shëndetësi falas”

Deputeti i PD-së reagon ndaj atyre që përgjuan mbledhjen e Kryesisë: Turp i vërtetë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.