Pasi u sulmua në derën e shtëpisë së tij me bojë, Ralf Gjoni ka mbërritur në Kuvend për të marrë mandatin e deputetit dhe për të bërë betimin. Gjoni u shpreh se u tremb në momentin e sulmit me bojë, ndërsa foli dhe për porositësen e dyshuar, edhe pse nuk preferoi që të jepte emra.
“Kisha dhe vajzën dhe mamanë. Nuk e prita dhe u frikësova fillimisht. Ai dhe ajo që e kanë porositur këtë sjellje rrugaçërie, duan ta dijnë që unë jam këtu për të shmangur destibilizimin.
Ju mund ta merrni me mend më mirë se unë kush e ka bërë porosinë. Nuk kam ardhur këtu që të marr një rrogë të qelbur shteti, jam një njeri që vij nga jashtë, jam dhe shtetas i huaj.
Nuk do lejoj kurrë që kountributi im të keqpërdoret. Unë nuk vij këtu për ti bërë fresk qeveris”, u shpreh Gjoni.
Discussion about this post