Ka folur ditën e sotme për Fax News kreu i Inspektoriatit të Pyjeve në Bulqizë Lutfi Miftari, i cili u sulmua me armë gjatë ushtrimit të detyrës.
Ai ka treguar në mënyrë të sintetizuar se si ngjarja ka ndodhur dhe cilat janë veprimet e para që vetë kryeu i Inspektoriatit të Pyjeve.
“Sapo kemi marrë sinjalin u nisëm për në vendngjarje dhe ata na kanë sulmuar kur kanë vnë re që po froheshim me automjet. Ne kishim marrë sinjalin nga burimet se po kryhej kondrabandë ndaj shkuam për të vërtetuar në vendin kun a kishin lajmëruar. Dhe pikërisht aty jemi sulmuar, ndërkohë që ne kemi sekuestruar në cilësinë e provës matëriale mjetin I cili ishte I ngarkuar me dru. Me aq informacion sa kemi lënda drusore përdorej si shtylla në ndërtimin e galerive në miniserat e Bulqizës.”-tha për Fax News Miftari.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ternovë, kur inspektorët e mjedisit të ardhur nga Tiranas për inspektim, së bashku me inspektorët e pyjores në Dibër kanë identifikuar katër kamionë të ngarkuar me lëndë drusore.