Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim në hotel Rogner. Mësohet se pas takimit me Bashën, Kim ka dekaruar se ishte një bisedë e frytshme.
“Gjithçka biseduam është mes nesh. Kishim një bisedë të këndshme, ishte një bisedë e frytshme”, është shprehur ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.
Ndërkohë pas përfundimit të takimit, edhe Basha nuk ka dhënë detaje për gazetarët e pranishëm, lidhur me temat e diskutuara me ambasadoren.
“Pata një bisedë shumë të mirë me miken tonë e përfaqësuesen e aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha kryedemokrati Basha.
Ky takim vjen vetëm disa orë para Manifestimit të thirrur nga Presidenti Meta në mbrojtje të Kushtetutës.