Ka shkuar në 20 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë.
Pas vdekjes së një 84-vjeçareje tek spitali Infektiv mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës, një tjetër e moshuar.
Burime për Faxweb bëjnë me dije se 80-vjeçarja me iniciale R.H kishte vetëm pak orë që ishte konfirmuar pozitive më COVID-19.
Po ashtu me koronavirus në Shkodër është konfirmuar dhe motra e saj 57-vjeçe, duke e çuar numrin e të prekurve në Shkodër në 31 të infektuar.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post