Tërmeti tragjik që mori të paktën 42 jetë njerëzish është bërë kryefjala e mediave shqiptare por edhe atyre ndërkombëtare.
Tërmeti i fuqishëm që tronditi Durrësin dhe disa qytete në vend, ka vrarë të pakëtn 42 persona, ndërkohë që ende kërkohet për trupa të tjera dhe mbi 750 persona janë lënduar.
Ndërkohë që u raportua për viktima dhe të plagosur mediat italiane shkruajnë se mes viktimave të tërmetit tragjik në Shqipëri ishte edhe e fejuara e djalit të kryeministrit Rama, Kristi Reçi. Kjo për faktin se Greg në një postim në Instastory, shkruante se një e afërmja e tij ishte ndërmjet viktimave.
“Tërmeti në Shqipëri, vdes e fejuara e djalit të kryeministrit”, shkruan TG24 në titrat e lajmeve, siç mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme. TG24 vazhdon më tej duke thënë se çifti ishin bashkë për disa vite.
“Kristi dhe Gregor takoheshin prej disa vitesh, por vetëm miqtë e afërt e dinin për lidhjen e tyre.”, shkruhet në artikull.
Mirëpo burime për “News31.al” tregojnë se Gregori dhe Kristi ishin miq që nga koha e Liceut dhe nuk kishin lidhje dashurie mes tyre.
(M.Q/Faxweb.al)
Po pra por zjarfikesve Italiane i eshte kerkuar me urgjence nderhyrja ne ate pallat se eshte e dashura e djalit te kryeministrit. Nukbdo sqaronin zjarrfiksit qe ishin shoke… Pyesni Endri Fugen dhe Ambasadorin Italian pse kane thene e dashura….