Prej dy vitesh, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga dhe portieri i ‘Partizanit’ Alban Hoxha jetojnë një marrëdhënie të bukur dashurie.
Vetëm disa ditë më parë, në media u publikuan fotot e festës së 2-vjetorit, ndërsa ditën e sotme u përfol një krisje në çift, sepse ata të dy nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’.
Por të gjitha fjalëve u erdhi fundi, sepse vetë Çiljeta ka treguar atë që të gjithë e presin prej kohësh. Në ‘Instagram’-in e saj , ajo ka postuar një video ku shihet në makinë përkrah Albanit dhe në sfond është kënga “Unë dhe Ti” e Alban Skënderajt, një himn për të dashuruarit.
Kështu Cciljeta jo vetëm që u ka mbyllur gojën dashakeqësve, por më në fund na e ka bërë publike atë që ndjen. Në sytë e saj duket mjaft mirë emocioni dhe dashuria. Ajo që të bie në sy është fakti se në videon e postuar është hequr mundësia për të bërë komente.
(E.K/FAXWEB)