Një ditë më parë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, mblodhi të në Bruksel, kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë darkë pune u diskutua për rrugën e integrimit të këtyre vendeve në Bashkimin Europian. Por në detaj i rëndësishëm nuk i shpëtoi syrit tonë. Pas votimit në parlament me votat e mazhorancës të Arta Marku si kryeprokurore e përkohshme, Rama udhëtoi për në Bruksel, pasi ishte njoftuar për takimin. Por nga një video e publikuar nga “Zëri i Amerikës” vihet re që kryeministri Edi Rama vjen me vonesë. Në këtë video bashkë me Mogerinin shfaqen Ramush Haradinaj, Zoran Zaev, Ana Brnabiç dhe e të tjerë kryeministra të Ballkanit. Rama në këtë video erdhi me vonesë, në minutat e fundit. Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme kryeministrja serbe në një moment shikon orën, mesa duket ajo e ka vënë mungesën kryeministrit shqiptar. Për pak çaste kryminstrat bashkë me Mogerinin pritën Ramën për të bërë edhe fotot zyrtare.
Sjellim në vëmendje që dje është zgjedhur me protesta, debate të ashpra kryeprokurorja e re Arta Marku. Ajo u zgjodh me 69 vota pro, 2 kundra dhe 2 abstenim. Menjëherë pas votimit u krye dhe betimi i kryeprokurores. (J.V/Faxweb)