Kryeministri Edi Rama ka folur për arsyet e mungesës së tij gjatë këtyre dite, pasi në media qarkullojnë lajme se ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Rama është shprehur se nuk ka probleme shëndetësore dhe shëndeti i tij është shpresa e atyre që humbin pushtetin.
“Më vjen keq që shëndeti im është shpresa e atyre që humbin pushtetin. Skam probleme shëndetësore. Edhe sikur të kisha, besoj se nuk është kjo një rrugë fortë e respektueshme për të bërë politikë”, theksoi Rama.
“Ne do ta kalojmë reformën zgjedhore në Kuvend sipas rekomandimeve të BE ndërsa për fazën e dytë jemi të hapur për propozime. Lidhur me ligjin special shumë shpejt ne do ta bëjmë publik dhe më lejoni të mos nxjerr ende detaje. Kjo është edhe një arsyet e mungesës sime të zakonshme në publik. Kemi punuar shumë me një grup të gjerë pune, me partnerë ndërkombëtarë. Unë kam vendosmërinë të hyjmë në një fazë të panjohur më parë në luftë për krimin e organizuar dhe të ndërmarrin masa kundër KÇK”, tha Rama.