17:13 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U tha se riatdhesimi do bëhet me “selektim”, Cakaj shkon vetë në Romë për të marrë Shqiptarët

16:49 | 28/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A ka shqiptarë të prekur nga Koronavirusi në Itali? Gent Cakaj tregon jep informacionet zyrtare

Ashtu siç u lajmërua mbrëmë nga Kryeministri Edi Rama kanë filluar procedurat për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë kufirit si pasojë e pandemisë.

Ministria e Punëve të Jashtme në një njoftim për mediat ka publikuar dhe foto nga brenda avionit, ku Cakaj shihet në shoqërinë e mjekëve.

Ministrisë në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është nisur sot drejt Romës bashkë me 30 mjekët nga ky do zhvillohet një operacion për riatdhesimin e shqiptarëve.

Deklarata e plotë

“Pas një pune të shkëlqyer të strukturave të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësive të Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Ministrinë e Brendshme, ka nisur sot operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit, për shkak të situatës që krijoi pandemia e COVID-19, me mbylljen e kufijve.

Nëpërmjet “Lasgushit” të vënë në dispozicion për kryerjen e këtij operacioni, vetë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po udhëton drejt Romës, për të siguruar përmbylljen e të gjithë procedurave dhe për të siguruar sjelljen e 120 shqiptarëve drejt atdheut te tyre.

Operacioni do të vijojë gjatë gjithë javës duke bërë të mundur kthimin e shqiptarëve të mbetur në shtete të ndryshme, nëpërmjet rrugëve tokësore dhe ajrore.

Rikthimi i qytetarëve, sipas prononcimit të MEPJ, do të bëhet sipas tre kategorive në të cilat përfshihen: qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar më shumë se 90 ditë në vendet ku ata janë bllokuar, studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe rastet humanitare”.

Etiketa: gent cakaj
Pas

Rama: Nuk mund të mbajmë forca rezervë. Manastirliu mjekëve që u nisën drejt Bergamos: Kujdesemi ne për familjet tuaja

Para

Kosova fut në ‘sherr’ Gjermaninë me SHBA-në: Dialogu Kosovë-Serbi do t’i kthehet BE-së, presioni amerikan nuk çon askund

Para
Kosova fut në ‘sherr’ Gjermaninë me SHBA-në: Dialogu Kosovë-Serbi do t’i kthehet BE-së, presioni amerikan nuk çon askund

Kosova fut në 'sherr' Gjermaninë me SHBA-në: Dialogu Kosovë-Serbi do t’i kthehet BE-së, presioni amerikan nuk çon askund

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian arrestohet me 1,4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Kriza humanitare në Gaza, sulmet izraelite vrasin 12 palestinezë teksa prisnin ndihmat me ushqime

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re në Divjakë

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, vetëm 2 vatra aktive

Kancelari i Gjermanisë: Do të nisim ndihma për Gazën

Raketa e re që mund të ndalojë lojën e rrezikshme të Kinës

5000 lekë për një votë, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

Holanda shpall “persona non grata” dy ministrat izraelitë

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.