14:54 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U tha se u arratisën në Greqi, policia kontrolle për vëllezërit Kusi. Gjen armën

08:23 | 06/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U tha se u arratisën në Greqi, policia kontrolle për vëllezërit Kusi. Gjen armën

Policia e shtetit është duke kryer kontrolle për arrestimin e dy vëllezërve Kusi, që pak ditë më parë vranë në Tiranë të riun Indrit Çelaj.

Burime bëjnë me dije se kontrollet e policisë për Albano dhe Griseldo Kusin janë fokusuar në fshatin Allgjatë në rrethinat e kryeqytetit, ku pas kontrolleve është gjetur dhe një armë në banesë.

Fillimisht u tha se vëllezërit Kusi ishin larguar në drejtim të Greqisë, po mesa duket kjo është përdorur si një pistë për të humbur gjurmët.

Kujtojmë se vrasja e Indrit Çelajt ndodhi në 22 Gusht në vilën e familjes Kusi në zonën e Myslym Shyrit, për shkak se i riu kishte debatuar me vëllezërit e shpallur në kërkim për tubin e kondicionerit që kishte montuar në godinë.

Vrasja e 26-vjeçarit nxori në dritë dhe problemet e shumta dhe korrupsionin e sistemit të drejtësisë, pasi vëllezërit Kusi pavarësisht se janë akuzuar për disa vepra të rënda penale, vazhdonin të endeshin të lirë, duke iu dhënë dorë dhe në kryerjen e këtij krimi të rëndë.

Precedentët: 

Griseldo Kusi ka tentuar të vrasë në dy raste personat Maksut Hysa (gusht 2011) dhe Boiken Spahiun (3 muaj më vonë). Në të dyja rastet, ai i ka qëlluar me nga 4 plumba, por fatmirësisht të dy personat i kanë shpëtuar vdekjes. Konflikti i parë ka ndodhur për shkak të një ndërtimi.

Kurse, përplasja e dytë ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës në Angli. Griseldo qëlloi me 4 plumba Boiken Spahiun, i cili ia doli të shpëtonte tragjedisë.

Edhe vëllai i tij, Albano ka patur punë me drejtësinë. Në vitin 2012, ai ka vrarë për një borxh prej 650 € Shkëlqim Nozllin, ndërsa dy vite më parë ai ka grabitur një kazino në Kavajë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: albano dhe griseldo kusialbano kusiindrit celajkontrolle per vellezerit kusivellezerit kusi
Pas

“Lopë terroriste”, ISIS ndryshon “strategjinë” e shpërthimeve me bombë

Para

Maradona rikthehet në stol, zyrtarizohet te skuadra argjentinase

Para
‘’Këta bij…”, Maradona shpërthen ndaj gazetarëve: Nuk vuaj nga…

Maradona rikthehet në stol, zyrtarizohet te skuadra argjentinase

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngec procesi i bisedimeve për armëpushim në Gaza, vriten 17 persona

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

Moti i keq godet Spanjën/ Lëshohet alarmi i kuq, dy persona të zhdukur nga përmbytjet

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Begaj vizitë në Ohër, takohet me Ali Ahmetin: Mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike

Pukë/ Aksidentohet një turist kroat në aksin Qafë Mali – Fierz

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në Giro d’Italia dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik të Shqipërisë.

36 mjete lundruese të bllokuara, Policia Kufitare shpëton disa shiqiptarë e të huaj

Vazhdon aksioni në Theth, IKMT vijon edhe sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë

Vatër e re zjarri në malin “Vlashaj” të Shupenzës, situata përkeqësohet nga era

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.