Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para 3 ditësh në kryeqytet, ku një e re ka gjetur vdekjen në rrethana të paqarta.
Vajza e re e identifikuar si Alma Gj. ka humbur jetën brenda një taksie. Fillimisht në media u njoftua se ajo ishte vetëhelmuar brenda në automjet pasi ishte ndarë nga i dashuri i saj.
E vërteta qëndron tërësisht ndryshe.
Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se vajza ka qenë e fejuar dhe nuk ishte ndarë me të dashurin apo për më tepër të jetë vetëhelmuar.
Vajza me të fejuarin e saj ishin mbledhur në një darkë miqsh dhe pas feste, e reja ishte nisur me taksi për në shtëpi.
Ajo ka pësuar një arrest kardiak gjatë kohës që ishte brenda në automjet.
Burimet bëjnë me dije se po pritet raporti i ekspertizës mjekoligjore, në mënyrë që të përcaktohet se cili ka qenë shkaku i vërtetë që e reja ka ndërruar jetë.
Djali, i cili ishte i fejuar me vajzën është tejet i pikëlluar nga ngjarja e rëndë dhe të afërm të tij kërkojnë që të mos hidhet baltë mbi ngjarjen dhe të zbardhet e vërteta.