Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka përfunduar me marrjen në pyetje lidhur me çështjen “Shullazi” e konkretisht mbi kërcënimin një vit më parë të rektorit Mynyr Koni në prill 2016.
Burime të brendshme të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë dëshmuar se ministrja ka pohuar se ka qenë në dijeni të kërcënimit të Konit. Megjithatë vetë ajo nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Mësohet se në këtë takim, ajo shoqërohej nga Sekretari i MAS-it, Plarent Ndreca.
“Dhashë kontributin tim për një shtet më të fortë, për të qenë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Të gjithë të barabartë përpara drejtësisë.”, mësohet të jetë shprehur Nikolla.
(XH.A/SHUPLAKA)