Raporti mes dy aktorëve është diskutuar jashtë mase nëpër media.
Ajo ç’ka bën përshtypje është se për shumë vite dyshja ka ndarë një skenë dhe sot nuk kanë më asnjë lloj komunikimi.
I ftuar në “Një kat më lart”, Jul deda tregoi se ai përgjigjet gjithmonë për Gentin kur e pyesin, kurse ai vepron ndryshe.
“Ka një problem. Unë gjithmonë përgjigjem për Gentin. Ai i thotë më përpara gazetarëve mos më pyesni. E kam informacion nga brenda, ai refuzon.”- tha Juli.
Mbi të gjitha dy aktorët janë edhe komshinj.
(F.M/Faxweb)