Sonila Muhametaj, prokurorja e Krimeve të Rënda e cila u transferua me një vendim arbitrar nga kryeprokrurorja Arta Marku në rrethin e Pukës ka humbur fëmijën e saj.
Burime bëjnë me dije se Muhametaj ka qenë 4 muajshe shtatzënë, dhe duket se udhëtimet e përditshme në drejtim të Pukës, dhe stresi psikologjik i kësaj situate kanë bërë që prokurores t’i ndërpritet shtatzënia.
Ajo është në një proces gjyqësor që vazhdon me kryeprokuroren Arta Marku, ndërsa shkak për përplasjen fillestare mes tyre u bë hetimi për Emiljano Shullazin.
Në padinë e Muhametajt ndaj Markut kërkohet që të shfuqizohet vendimi për ta transferuar nga ‘Krimet e Rënda’ në Prokurorinë e Pukës.
Sipas Muhametajt, me këtë vendim, Marku ka shkelur ligjin për statusin e prokurorëve dhe ka tejkaluar kompetencat. Marku është akuzuar jo pak herë se në drejtimin e prokurorisë ka qenë e njëanshme dhe inatçore me vendimet që ka marrë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Studente, mos protestoni vetem per provimet! Protestoni dhe per keto maskaralleqe! Dilni protestoni dhe per banoret e Astirit qe te mos ndihen vetem. Dilni dhe protestoni dhe per banoret e stacionit te trenit te cileve iu prishen shtepite me tapi per t’ua dhene maskarenjve qe te bejne pallate! Po keshtu dhe per Shkozen, po keshtu dhe per taksat e rritura ndaj prinderve tuaj! Po keshtu dilni dhe per vjedhjet ne mes te dites, edhe per ministrin “e rilindur” pas jetes se pare si xhelat i diktatures! Ky duhet te jete fillimi i fundit te qelbesirave!!!
Nese nuk dilni dhe per keto, dhe ju do jeni te humbur!