Braziliani Neymar i cili u transferuar nga Barcelona për tek PSG për shifrën rekord prej 222 milionë eurosh ka qenë protagonist i fitores së sotme të Parisit ndaj Guingamp, e përfunduar me rezultatin 3-0.
Fillimisht Neymar mori pjesë në aksion në golin e parë, që e shënoi autogol Jordan Ikoko, 52’.
Në minutën e 62-të Neymar tregoi sërish klasin e tij, duke bërë një asist të mrekullueshëm për Edinson Cavani, që nuk e pati të vështirë të shënojë për 2:0.
Në këtë mbrëmje, që ishte ndeshja e parë me fanellën e PSG-së, nuk kishte se si të mungonte në listën e golashënuesve edhe Neymar, që shënoi për rezultatin përfundimtar 3:0 në minutën e 82-të. Braziliani e nis mjaft mirë me Prisin por mbetet për t’u parë nëse do të jetë në vazhdim në nivele të larta pasi në Francë pritet shumë prej tij. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post