Brenda Barattini, është emri i 28-vjeçares, e cila u dënua me 13 vite burg nga gjykata e krimeve të rënda në Argjentinë, pasi në 2017 i preu me një palë gërshërë të mëdha, penisin të dashurit të saj, Sergio Fernandez 42 vjeç.
28-vjeçarja u dënua me akuzën për vrasje e mbetur në tentativë, por ajo gjatë paraqitjes së saj në gjykatë mohoi se qëllimi i saj ishte ta vriste 49-vjeçarin Ajo pranoi që e kishte planifikuar të tërë atë që ndodhi, por nuk pranoi në asnjë moment se donte ta vriste të dashurin e saj.
Brenda u shpreh se arsyeja që ajo e kishte bërë një veprim të tillë, ishte se i dashuri i saj i kishte treguar fotot dhe videot e saj intime shoqërisë së tij, duke e personifikuar atë si një trofe.
Ajo tha se ndihej e përdorur dhe e fyer nga i dashuri i saj, dhe se privatësia dhe jeta e saj ishte vënë për fund. Brenda i preu pothuajse 90 përqind të penisit 42-vjeçarit, dhe më pas e la atë në agoni dhe dhimbje, të qëndronte në një pellg të madh me gjak. Ai u shpëtua nga komshinjtë të cilët dëgjuan të bërtiturat e tij.