Në protestën e 24 prillit, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, të mediave që shkruan për vajzën bukuroshe që qëndronte këmbëkryq me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në bllokimin e trafikut të 24 prillit.
Pranë çiftit Basha, Ajsheja, studente në Fakultetin e Drejtësisë, qëndroi deri në përfundim të protestës, ndërsa sot ajo ka rrëmbyer mikrofonin për të dhënë edhe ajo mesazhin e saj për qytetarët në protestën e 13 majit të opozitës.
Në fjalën e saj, ajo u është drejtuar të rinjve shqiptarë.
“Sot ka këtu qindra mijëra prindër që kanë vendosur të reagojnë për të drejtat e fëjmijët e tyre dhe të drejtat tona. Shumë të rinj në Europë motivohen me bursa. Përse për ne nuk ndodh e njëjta gjë, përse nuk marrim bursa? Ne nuk jemi ndryshe, nuk jetojmë në Siri. Unë besoj se rinia do jetë. Zoti e bekoftë Shqipërinë, e bekoftë rininë tonë.”, është shprehur ajo ndër të tjera.
(XH.A/SHUPLAKA)