Një ngjarje e rëndë tronditi Fierin në vitin 2012, ku në afërsi të banesës së tij, një furgon i një kompanie private aksidentoi për vdekje një dy-vjeçar.
Bashkëshortët Luftar dhe Pranvera Buzi janë banorë të fshatit Kallëm i Vogël i rrethit Fier. Por një lajm i mirë vjen nga Gjykata Shkallës së Parë, Lushnje dhe ajo e Apelit Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë, Lushnje dhe ajo e Apelit Vlorë, pasi shqyrtuan provat konstatuan dhe vendosën detyrimin e Prokurorisë së Lushnjes të vijojë hetimet ndaj prokurorit të Prokurorisë Fier, Çlirim Sino, pasi vërtetohet qartë se prokurori Ç.Sino nuk e ka hetuar çështjen ashtu siç duhet dhe në këtë mënyre ka shpërdoruar detyrën.
Duke qenë se Prokurori pranë prokurorisë Fier, Çlirim Sino që hetoj këtë çështje nuk e zbardhi kurrë të vërtetën e këtij aksidenti dhe nga ku fajtori të mbante përgjegjësi sipas ligjit, çifti Buzi e kallëzuan Prokurorin Çlirim Sino pranë prokurorisë Lushnje me akuzën e Shpërdorim të detyrës dhe pengimin e zbardhjes së vërtetës.
(K.H/Faxweb.al)