Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku një 24-vjeçar është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës në rrugën “Medar Shtylla”, Tiranë.
Policia e Tiranës, njofton se 24-vjeçari është portieri i dytë i Partizianit, Aldo Teqja.
Burime për Faxweb.al, bëjnë me dije, se Teqja në kushte të rënduara psikologjike, dyshohet një zënkë që ka patur me të dashurën, është arsyeja që e ka çuar drejt aktit të rëndë.
24 vjeçari është dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(K.H/Faxweb.al)