Skerdian Gabrani, i akuzuar për vrasjen e Taulant Beqirit paraqitet sot në gjykatën e Vlorës për tu njohur me masën e arrestit.
Gabrani u vetëdorëzua në 19 maj në polici.
Gjyqtar i seancës së sotme është gjyqtari Albert Spiro, prokuror Kledian Llahja dhe abvokat i të pandehurit Ilir Zoto.
Me kokën poshtë dhe zërin që i dridhet, Gabraki ka dal përball gjykatës, ku akuzohet për “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Kujtojmë se Gjykata e Vlorës në 6 mars la në burg Andi Jonuzajn, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Taulant Beqirajt. Ai u arrestua nga policia vetëm pak momente pas ekzekutimit të 31-vjeçarit.
Përveç tij, policia shpalli në kërkim edhe dy persona të tjerë në lidhje me vrasjen, Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabrianin. Ky i fundit i vetëdorëzuar tre ditë më parë.