04:13 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

U vetëhelmua me fostoksinë, ish-kryekomunari i dha fund jetës pasi luante bixhoz dhe kishte miliona borxhe

09:40 | 21/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U vetëhelmua me fostoksinë, ish-kryekomunari i dha fund jetës pasi luante bixhoz dhe kishte miliona borxhe

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme ku ish-kryekomunari i dha fund jetës me fostoksinë janë zbuluar detaje të reja.  “Humbi paratë në bixhoz, i jep fund jetës duke pirë fostoksinë punonjësi i Bashkisë së Burrelit”, shkruan një portal online. Deri më tani nga hetimet ky dyshohet që të jetë motivi paraprak për vdekjen ditën e djeshme të Fatmir Kurtit, ish-kryetar i komunës Baz. Burime të Policisë bënë të ditur se dyshohet që 59- vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës për shkak të problemeve financiare që kishte krijuar nga loja në bixhoz. Por nga ana e policisë nuk përjashtohen edhe pista të tjera, përfshirë këtu edhe dyshimin se ai është vetëflijuar pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ngjarja:

Sipas të dhënave të Policisë, dje rreth orës 13:30, një banor i zonës afër varrezave të dëshmorëve të Matit ka njoftuar sallën operative se ka dalluar një person mbi timonin e një makine që nuk jepte shenja jete. “Sapo morëm njoftimin, dërguam patrullën e policisë në vendin e ngjarjes, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Daçit’. Efektivët konstatuan se shtetasi Fatmir Kurti ndodhej në gjendje kritike për jetën. E kanë transportuar menjëherë drejt spitalit ‘Xhavit Mara’, Burrel. Mjekët kanë konstatuar se 59-vjeçari ishte në gjendje të rëndë dhe kanë kërkuar dërgimin drejt Tiranës me helikopter për një kurim më të specializuar”, bënë me dije burime të Policisë Mat.

Por pa mbërritur ende në Tiranë, Kurti ka ndërruar jetë. Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 59- vjeçari është helmuar duke pirë fostoksinë. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar një kuti cilindrike, ku brenda saj u gjetën dy tableta të këtij helmi.

Burime pranë Policisë së Matit shprehen se kohët e fundit Kurti ndihej i shqetësuar. Nga hetimet e deritanishme rezulton se vetëvrasja e Fatmir Kurtit ka ndodhur për shkak të borxheve që ai kishte.

“Fatmiri luante bixhoz dhe kishte borxhe të mëdha. Ai me siguri nuk ka pasur mundësi t’i shlyente borxhet mbi 15 milionë lekë të vjetra”, thonë burime nga grupi i hetimit.

Policia e Matit veç pistave të mësipërme, nuk përjashton as dyshimin se vetëvrasja ka ndodhur si pasojë e kërcënimeve apo presioneve nga persona të tjerë, të cilët e kanë sulmuar me armë dhe tritol për ta eliminuar fizikisht.

“Këta persona i kishin vënë gjoba ish-kryetarit të komunës, ndaj e kanë qëlluar me armë dhe i kanë vënë në makinë lëndë eksplozive”, bëri të ditur Policia.

Disa vite më parë, mbi makinën e tij është qëlluar me breshëri. Asokohe Kurti pësoi lëndime, por i shpëtoi atentatit. Ndërkohë, në nëntor të vitit 2015, poshtë mjetit të tij me targë AA 131 BI, Policia gjeti lëndë shpërthyese, tritol..

Ngjarja në nëntor të vitit 2015:

Persona të paidentifikuar i kanë vendosur një sasi tritoli automjetit të ish-­kryetarit të Komunës Baz në Mat. Makina, në pronësi të Fatmir Kurtit ishte parkuar para një pallati, në lagjen “Drita” në Burrel. Ka qenë vet ish­kryekomunari ai që ka pikasur lëndën eksplozive, e cila ishte vendosur në krahun e shoferit. Burime policore bënë me dije se ky ishte rasti i dytë që i vendoset eksploziv mjetit të ish­funksionarit. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: borxhekryekomunarivdekja
Pas

”Bisedime serioze”, zbardhet axhenda e ngjeshur e Fleckenstein. Brenda ditës takime me Ramën, Metën, Bashën e Gjoshën

Para

Detaje nga dhunimi i ish-deputetit socialist: Agustin Marku u dhunua me mjete të forta, në kërkim dy të vëllezërit

Para
Detaje nga dhunimi i ish-deputetit socialist: Agustin Marku u dhunua me mjete të forta, në kërkim dy të vëllezërit

Detaje nga dhunimi i ish-deputetit socialist: Agustin Marku u dhunua me mjete të forta, në kërkim dy të vëllezërit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.