25 ditë si nuse, e reja nga Fieri vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar.
Sot për mediat kanë folur prindërit e bashkëshortit të saj. Të pikëlluar për humbjen e saj, ata hedhin poshtë çdo dyshim se 18 vjeçarja është konfliktuar me të shoqin. E përshkruajnë si një vajzë të dashur e të mirë me të gjithë.
Babai i djalit, Arben Drajçi, pohon se shkaktarët e ngjarjes janë persona të tjerë dhe jo djali i tyre. Ata pretendojnë se ndaj nuses 18 vjeçare, e cila ishte maturante këtë vit, ishin thënë fjalë të pavërteta.
Viktima 18-vjeçare dhe djali 24-vjeçar ishin njohur 2 vjet më parë në rrjetet sociale dhe vetëm 25 ditë më parë, ata u fejuan.
Një nga kushërinjtë e familjes, Indrit Bytyçi thotë se ishte me Entilo Drajçin (bashkëshorti i 18 vjeçares) kur gruaja e tij i shkroi mesazh “Hajde se piva helmin”.
“Ajo i shkruajti mesazh që piva fostoksinë. Ai i shkruajti mos guxo dhe ne u nisëm me vrap për te goca. E gjejmë në këmbë, ishte mëse normale, me gotë uji në dorë. E pyet e ke pirë apo jo, ajo e pohoi pastaj ne e morëm direkt për në spital, gati sa nuk bëmë aksident. Djali ishte te lokali, sa e lamë në shtëpi, punë minutash…Sa u ulëm, vajza i shkruan mesazh”, thotë Bytyçi.
Vjehrra e së resë, Sajmira Drajçi tregon se çifti janë dashuruar dhe se djali i saj ka marrëdhënie shumë të mira me familjen e nuses. Për gazetarët ajo tregon dhe mesazhet e fundit me 18 vjeçaren
Discussion about this post