Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Përmetit, pasi një burrë është vetëhelmuar me pesticide.
41-vjeçari D.Merko nga Përmeti, ka ndërruar jetë në spitalin e Gjirokastrës ku ishte shtruar që më datë 26 qershor, pasi ishte vetëhelmuar me pesticide që përdoren në bujqësi.
Merko ka ndërrhuar jetë që më 8 qershor, mirëpo policia e bën të ditur lajmin vetëm sot, ndërsa sqaron se ka nisur hetimet lidhur me veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
“Komisariati i Policisë Përmet
Në vijim të komunikatës datë 26.06.2017 që bën fjalë për vetëhelmimin me pesticid të shtetasit D.M, më datë 08.07.2017, në spital, ka humbur jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Përmet. Neni 99 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)