Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Unazën e Re, ku një person u hodh nga kati i 2 i një pallati, policia zbardh detejat e ngjarjes.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për një 36-vjeçare me inicialet S.M. e cila dyshohet se në kushtet e depresionit është hedhur nga kati i dytë i pallatit.
Po ashtu policia bën me dije se 36-vjeçarja është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, burime për Faxweb.al bëjnë me dije se gjendja shëndetsore e 36-vjeçares është tepër e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:45, në zonën e Unazës së Re, shtetasja S. M., 36 vjeçe, dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë hedhur nga kati i 2 i pallatit dhe është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.