Ka ndërruar jetë në spital 39-vjeçarja që u vetëhodh nga kati i pestë i pallatit. Burimet zyrtare bëjnë me dije se gruaja ishte në gjendje të rënduar depresive.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/ Informacion paraprak.
Rreth orës 08:45, njoftohemi se në lagjen “Granicë”, Gjirokastër shtetasia F. K., rreth 40, në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(R.G/Faxweb.al)