Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Lushnjës, ku një 25-vjeçar me inicialet B.H kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tretë i një godine. Mësohet se i riu kishte vetëm pak kohë që ishte transferuar nga Tirana pranë familjes, ku kishte filluar te zyra e punës në qytetin e origjinës.
Bëhet me dije se 25-vjeçari, kishte vetëm një javë që ishte rikuperuar plotësisht nga infektimi me Covid-19.
Pas mbarimit të kurës së sëmundjes dhe fitores së betejës ndaj virusit, i riu ishte mbyllur në shtëpi dhe nuk vijonte jetën e tij si normalisht.
Ishin shokët e vetë të cilët e nxorrën ditën e djeshme për të pirë një birrë me qëllim për t’u argëtuar, por kjo rezultoi fatale për 25-vjeçarin pasi ai ndërrmori aktin e rëndë.