Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për shkak se u vidhte me dhunë varëset femrave nga qafa.
Përveç 23-vjeçarit shqiptar, policia ka arrestuar edhe një 22-vjeçar italian, të cilët bashkëpunonin për kryerjen e kytyre vjedhjeve.
“Ansa.it” shkruan se ngjarjet në fjalë janë regjistruar në Foli Folinjo të Italisë.
Gjykata u ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” dy të rinjve, të cilët janë ende nën hetim nga komisariati i policisë Ferroviaria.
Dy të rinjtë kanë deklaruar se këto vepra i kanë kryer nën efektin e lëndëve narkotike.
Të dy kanë deklaruar se i kanë bërë këto vepra i bënin nën ndikimin e lëndëve narkotike. Ata janë zbuluar nga policia falë regjistrimit të kamerave, teksa tentuan t’i vidhnin një gruaje varësen nga qafa në një nënkalim në një stacion treni. (D.D/Shuplaka)