Në kuadër të një operacioni të koduar “Çanta”, Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas i dyshuar si autor i tre “Vjedhjeve me dhunë”.
23-vjecari me inicialet D.L., u bë pasi në periudha të ndryshme kohore, dyshohet të ketë vjedhur me dhunë tre shtetase, duke iu marrë forcërisht çantat e krahut dhe aparatin celular.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë-Zbardhen 3 vjedhje me dhunë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Çanta“ nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.
Ndalohet një 23-vjeçar si autor i dyshuar i tre “Vjedhjeve me dhunë”.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 në kuadër të operacionit policor të koduar “Çanta” bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
- L., 23 vjeç.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me dhunë tre shtetase, duke ju marrë forcërisht çantat e krahut dhe aparatin celular.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit të mësipërm.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post