05:09 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U votua ananimisht/ Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit

09:26 | 21/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U votua ananimisht/ Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit

Senati konfirmoi shpejt ish-senatorin Marco Rubio si Sekretar të Shtetit të hënën me një votim unanim, duke i dhënë Presidentit Donald Trump anëtarin e parë të kabinetit të tij të ri në ditën e inaugurimit.

Marco Rubio, ish senator republikan nga Florida, është ndër kandidatët më pak të debatueshëm të Presidentit Trump dhe votimi ishte vendimtar 99-0. I emëruari i Presidentit Trump për drejtor të CIA-s, John Ratcliffe pritet gjithashtu të miratohet me një votim të shpejtë.

Votimet për emërimet e tjera, duke përfshirë ish veteranin e luftës dhe ish drejtuesin e një emisioni lajmesh në Fox News, Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes, pritet të bëhen më vonë gjatë javës. “Marco Rubio është një njeri shumë inteligjent me njohuri të jashtëzakonshme të politikës së jashtme amerikane”, tha Senatori republikan Chuck Grassley në hapje të votimit në Senat.

Shpesh është traditë që Senati të mblidhet menjëherë pas ceremonisë së inaugurimit për të filluar me miratimin e anëtarëve të kabinetit të presidentit të ri, veçanërisht të zyrtarëve të sigurisë kombëtare. Gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, Senati konfirmoi me shpejtësi kandidatët e tij për Sekretar të Mbrojtjes dhe Sekretar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në ditën e tij të parë në detyrë.

I emëruari i ish Presidentit Joe Biden për drejtor të inteligjencës kombëtare u konfirmua në ditën e tij të inaugurimit. Me kthimin e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe kontrollin e Kongresit nga Partia e tij Republikane, anëtarët e tij të kabinetit pritet të miratohen pa vështirësi të mëdha, pavarësisht skepticizmit fillestar dhe kundërshtimit nga ligjvënës nga të dyja partitë./VOA

Etiketa: Marco Rubio
Pas

Rritja e trajtimit financiar për Forcat e Armatosura, Vengu: Rritje e numrit dhe cilësisë së rekrutëve

Para

ARRSH: Reshje bore në zonat juglindore, drejtuesit të pajisen me zinxhirë

Para
ARRSH: Reshje bore në zonat juglindore, drejtuesit të pajisen me zinxhirë

ARRSH: Reshje bore në zonat juglindore, drejtuesit të pajisen me zinxhirë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.