Presidenti i Maqedonisë George Ivanov nuk e ka dekretuar ligjin për gjuhet të miratuar nga Parlamenti i Maqedonisë me 69 vota.
Presidenti maqedonas ka thënë se ky ligj është në kundërshtim me kushtetutën e maqedonisë.
“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjell me flamuri evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore, ka thënë ndër të tjera Ivanov.
Megjithatë edhe pse Ivanov vendosi që të mos e miratojë ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili i mundëson një shtrirje më të gjerë përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe, ky ligj në afat prej 30 ditëve nga dita e miratimit, përsëri kthehet në diskutim në Kuvend për t`u
miratuar, por në atë rast mjafton të sigurojë shumicën e thjeshtë, pa pasur nevojë të firmoset dhe nga presidenti.
Kujtojmë që kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një prononcim për ‘Fax News’ para disa ditësh deklaroi se dita më e rëndësishme ishte ajo e votimit në Kuvend pasi edhe nëse Ivanov nuk do ta dekretonte Parlameti sërish do ta votonte. (B.H/Faxweb)