Këshilli i Bashkise Fier në një mbledhje jashte radhe ka votuar dhenien e titullit ‘qytetar nderi’ pas vdekjes 54 vjecarit Agur Vrenozi, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së një pike këmbimi valutor një jave më parë.
Vrenozi ndërhyri për të ndalur autorët, por një prej tyre qelloi me kallashnikov. Keshilltarët e djathtë propozuan dhënien e titullit ‘qytetar nderi’ për Agur Vrenozin.
Agur Vrenozi u dekorua pak ditë më parë nga presidenti Meta. “Ai u dekorua për aktin e tij vetëmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare’ thuhet në motivacion”, thuhej në motivacion. (B.H/Faxweb)