14:01 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“U vra me duart lart!”, kunati i 35-vjeçarit grek flet për ekzekutimin nga RENEA: Ai kërkoi të dorëzohej!

12:33 | 31/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“U vra me duart lart!”, kunati i 35-vjeçarit grek flet për ekzekutimin nga RENEA: Ai kërkoi të dorëzohej!

Kunati i Kastandinos Katsifas, minoritarit grek i cili mbeti i vrarë nga forcat RENEA, gjatë një shkëmbimi më armë zjarri, ka deklaruar për mediat greke se ai është qëlluar, ndërkohë që duart i ka pasur të ngritura lart .

Vangelis Sakelarakis tha se 35-vjeçari ishte qëlluar në këmbë teksa ishte me krahë hapur (duke nënkuptuar se ishte dorëzuar).

Ai u shpreh se Katsifas kishte mundësi për të ikur në Greqi nga mali, por vendosi të kthehet në fshat dhe do të dorëzohet. “Konstandini u qëllua në këmbë me duart hapur”, -tha kunati i 35-vjeçarit, duke iu referuar deklaratave të mjekut ligjor nga Janina Theodore Vujuklaki që dje pa trupin e të ndjerit në spitalin e Gjirokastrës.

Kunati shton se; “kohën që ai ngriti duart lart policët shqiptarë e qëlluan atë nga një distancë prej 15-20 metra”. Sakelarakis argumentoi gjithashtu se Katsifas nuk vrau askënd dhe është e paqartë se kujt ia drejtonte armën.

Ai më tej ka thënë se Kostandinos Katsifas ishte në shënjestër nga shqiptarët pasi konsiderohej si nxitës i minoritetit ndërsa donte të ndërtonte një kishë. Sipas Sakelarakis, policët shqiptarë terrorizuan për pesë orë prindërit e 35-vjeçarit dhe në fund grabitën nga shtëpia dhe dy thasë arra dhe shegë që ishin mbledhur Konstantinos.

Kujtojmë se para disa ditësh shtetasi grek Kostandions Katsifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër hapi zjarr mbi makinën e policisë, për shkak se pretendonte se ishte hequr flamuri që kishte vendosur në qendër të fshatit. Pas rezistencës së vazhdueshme nga ana e tij, RENEA e ekzekutoi 35-vjeçarin, i cili njihej për thirrjet e tij të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

‘’Shtetasi Katsifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh”, sqaronte dje policia shqiptare.

(M.Q/Faxëeb)

Pas

Largimi i Avokates së Shtetit, deputeti zbardh planin e Ramës: Ai nuk e ka shkarkuar, do ta çojë…

Para

Transferimi i bujshëm i Luka Modriç tek Inter, ja kur mund të kryhet

Para
Transferimi i bujshëm i Luka Modriç tek Inter, ja kur mund të kryhet

Transferimi i bujshëm i Luka Modriç tek Inter, ja kur mund të kryhet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik, Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Kisha është e plagosur, jini të besueshëm

Anëtarët e PD në KAS rrëzuan kërkesat e kandidatëve të opozitës, Berisha: Vepruan sipas ligjit, e ndalon kodi zgjedhor

Turqia lëshon fletarrestime për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

Berisha: Farsa elektorale mori ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.