Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se një person është arrestuar në lidhje me vrasjen e Elis Rroshkodolit, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.
I arrestuari i cili identifikohet me inicialet Xh.M, mësohet se ka ndihmuar autorin dhe nuk dyshohet se është si ekzekutuesi.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar në lidhje me ngjarjen 16 persona nga ana e policisë së Shkodrës.
Pritet që të ketë një komunikim zyrtar, pasi po kryhen veprimet procedurale në komisariatin e Shkodrës.