Publikohet foto e Santiago Malkos, në kohën që ai po kryente kursin për oficer police. Pikërisht gjatë kursit, ai u njoh edhe me Dea Riçkun. Malko u vra dy ditë më parë në një atentat mafioz në Tiranë. Pistat e hetimeve janë disa, ku përfshihen konfliktet për gjobëvënie, por policia po heton edhe për një vrasje në Durrës, ku Santiago dyshohet se ishte i përfshirë.
I riu nga Lushnja ishte i martuar me ish-efektiven e Njësisë “Shqiponja”, Dea Riçku, me origjinë nga Dibra, dhe së bashku kanë dy fëmijë, një vajzë 3 vjeçe dhe djalin 14 muajsh. Çifti ishte njohur dhe dashuruar në Akademinë e Sigurisë, ku kishin kryer në të njëjtën kohë kursin për Patrullë të Përgjithshme.
Pas përfundimit të kursit teorik, praktikën e kishin kryer të dy në Policinë e Tiranës. Santjago si punonjës i Patrullës së Përgjithshme, ndërsa Dea si punonjëse e Njësisë së Posaçme “Shqiponja”