‘’Faxweb.al” ka siguruar foton e Tahir Bajraktarit, i cili u vra pasditen e djeshme në zonën e Doberdolit në Tropojë, në banesën e tij.
Vrasësi sipas policisë është shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë, ndërkohë që ende mbetet mister arsyeja e kësaj vrasjeje.
Burime për Faxweb nga banorët e zonës bëjnë me dije se autori i vrasjes ka punuar si usta në familjen e Bajraktarit për rrethj dy muaj, dhe ndoshta këtu ka lindur ndonjë konflikt mes të dyve.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes së 69 vjeçarit në bjeshkën e Doberdolit Tropojë.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.
Shtetasi N.L dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post