Trupi i Arben Lleshit, i cili u vra në 15 dhjetor është ende sot e kësaj dite, në morgun e Tiranës.
Ndërkohë, Instituti i Mjekësisë Ligjore i kërkoi leje prokurorisë së Elbasanit që ta varrosë bashkia, duke qenë se familjarët e tij nuk e kanë marrë përsipër.
Prokuroria nga ana tjetër ka theksuar se duhet të krijohet një bindje e saktë që asnjë prej familjarëve nuk ka shfaqur interes siç e parashikon ligji.
Në këtë pikë prokuroria kërkon që të sigurohet lista e familjarëve të të ndjerit bashkë me arsyetimin përkatës se përse nuk mund ta bëjnë varrimin.
Arben Lleshi, i dënuar me burg përjetë për vrasje, u ekzekutua në qelinë e tij, nga Sokol Mjacaj, dhe ka dyshime të porositur nga jashtë për motive hakmarrjeje.