Rreth 2 vite pas vrasjes së shqiptarit Pëllumb Marnikolaj, në Greqi, aktivisti Aulon Bej Kalaja, ka realizuar një dokumentar rreth jetës së tij, i cili është shfaqur ditën e sotme.
Në prezantimin e dokumentarit, babai i Marnikolajt, u shpreh: “Ju falenderoj të gjithëve nga zemra në praninë e shfaqjes së dokumentarit për djalin tim Pëllumb Marnikollaj. Ju falenderoj që keni ardhur dhe ndani dhimbjen me ne.”
Nga ana e tij, Aulon Bej Kalaj, u shpreh se realizimi i dokumentarit ka dashur 1 vit, ndërsa paralajmëroi se ai mund të merrte “Ekspuls” nga Greqia pas shfaqjes së këtij dokumentari. Ai tha se edhe pse kjo mund të ndodhë për një kauzë të drejtë ia vlen të sakrifikohet, ndërsa shtoi se e di që nuk është nga populli grek por nga politika.
Sipas Kalasë, Marnikolaj është vrarë në Komisariatin ‘Ano Patisia’, Athinë.
Ai tha se i kishte dhënë fjalën babait të Pëllumbit se këtë rast do ta kthente në kauzë, e për këtë ai ia besoi atij këtë çështjes.
Për më shumë ndiqni dokumentarin më poshtë:
(B.B/ Faxweb.al)