Një shqiptar mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme gjatë një shkëmbim zjarri mes një grupi trafikantësh droge dhe policisë greke.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Altin Mulla, 39 vjeç, banues në Fushë-Verri të Delvinës.
Mësohet se 39-vjeçari Mulla ishte i dënuar më parë për një prasje në Tiranë me 11 vjet heqje lirie, por kreu 9 vite në Peqin, ndërsa kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu.
I ndjeri Mulla, është vëllai i një ish-oficeri policie, i cili është një ish i dënuar me burg, ndërsa policia mësohet se po shkon të lajmërojë familjarët e viktimës.
Më poshtë foto e viktimës Altin Mulla:
(B.B/ Faxweb.al)