16:48 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U vranë 4 mijë shqiptarë/ Si u realizua “Masakra e Tivarit” dhe roli i shtetit shqiptar? Butka: U zbatua plani i Çubrilloviçit, kjo ishte arsyeja

14:37 | 06/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U vranë 4 mijë shqiptarë/ Si u realizua “Masakra e Tivarit” dhe roli i shtetit shqiptar? Butka: U zbatua plani i Çubrilloviçit, kjo ishte arsyeja

Historiani Uran Butka ka folur në ‘Fax News’ rreth librit të tij më të fundit, kushtuar një nga tragjedive më të mëdha shqiptare, siç është “Masakra e Tivarit”, në vitin 1945.

Butka foli për kontekstin historik në të cilin ndodhi kjo masakër e tmerrshme, ku u shpreh se komunistët shqiptarë dhe ata jugosllavë bashkëpunuan për realizimin e këtij plani famëkeq, që zbatoi dy nga pikat e  planit e shovinistit Vasa Çubrilloviç, i cili paraqiste dy mënyra për shpopullimin e Kosovës: Zhdukjen e shqiptarëve dhe dëbimin e tyre.

“Nuk kishte më pushtues gjermanë në Kosovë, Kosova dhe tervat e tjera shqiptare ishin bashkuar me Shqipërinë dhe tani lindi pikëpytja e madhe nëse këto treva do të bashkoheshin me Shqipërinë apo jo. Ishte një moment kritik, për Partinë Komuniste Jugosllave, ishte e vështirë të futeshin sërish në një luftë pas luftës së dytë botërore, ata përdorin dinakërinë mbi vetëvendosjen e kombeve dhe së dyti thirrën, brigada komuniste shqiptare nga Shqipëria në Kosovë. Këto u thirrën gjasme për të luftuar kundër gjermanëve por qëllimi ishte për të arritur ripushtimin e Kosovës, sepse tërë populli i Kosovës nuk i lëshonin trojet e tyre. Në këto rrethana ndodhi edhe ngjarja e masakrës së Tivarit.  Kjo masakër lidhet me përpjekjet për realizimin e projektit për të ripushtuar Kosovën dhe duke përdorur edhe brigadat shqiptare. Projekti i zbrazjes së Kosovës u mbështet tek platforma e Çubriloviç, një shovinist i njohur që  thoshte se dy janë mënyrat për pastrimin e shqiptarëve,  t’i zhdukim ose t’i shpërngulim, i përdorën të dyja. Herë zhdukjen e herë shpërnguljen”, u shpreh Uran Butka, shkruan ‘Faxweb.al’.

Uran Butka tha se nga ky plan famëkeq, Kosova u shpraz nga forca e saj më vitale e cila ishte e gatshme për të mbrojtur Kosovën nga ripushtimi I saj nga Jugosllavia pasi atdhetarët shqiptarë u vranë, përfshirë edhe heroin e Kosovës Shaban Polluzhën I cili ashtu si brigade të tjera shqiptare ishte nisur për të luftuar me gjermanët, por pasi mori vesh se brigadat e komunistëve jugosllavë po kryenin masakra në Drenicë ai u kthye dhe atje u zhvillua një luftë e ashpër ku u vranë 430 shqiptarë përfshirë edhe vetë Shaban Polluzhën.

“Përpara masakrës së Tivarit, rreth 17 mijë shqiptarë i nisën të luftonin me gjermënt dhe u kthyen vetëm 4 vtë në Kosovë, një dramë e madhe. Një tragjedi tjertër është Shaban Polluzhën, ai u nis por mori vesh se dy brigada jugosllave ishin nisur drejt Drenicës për të masakër dhe ai u kthye dhe luftoi ashpër me serbët ku u vranë 430 shqiptarë edhe Shaban Polluzha vetë.

Më pas Tito vendosi shtetrrethimin. Më 8 shkurt, 1945, ushtria shqiptare u fut nën sqetullën e shtabit suprtem të Jugosllavisë dhe këtu është bashkëpunimi.

Urdhri i drejtohet divizionit të 5-të dhe të 6-të. Dhe forcat e Ushtrisë Nacinal Çlirimtare u vendosën në Kosovë, dhe në këtë moment filloi pjesa tjetër e rekrutimit të shqiptarë që u nisën drejt Tivarit. U mblodhën në Prizren, Ishte mashtrim, I zhveshën aty, u morën armët, dhe u nisën për në Shqipëri, kaluan nga Kukësi, ka dhe pamje, të rrëethuar nga të dy anët. Sapo mbërritën në Kukës nja 10 shqiptarë u arratisën por u kapën nga ushtria shqiptare, i kapën dhe ata u pushkatuan. Kolona e parë nisi në mars 1945, me 2660 shqiptarë të rekrutuar kaluan në Kukës, Shkodër deri në Tivar dhe një pjesë e tyre u vranë në gracka, vdiqën për ujë, nga tifoja, kolona e dytë me 2300 dhe kolona e tretëpo ashtu  brenda marsit u nis, nga kolona e dytë u vranë 1560 shqiptarë që ranë mbi njëri-tjetrin pasi u vunë pritë me mitraloz. Ky ishte kalvari i kolonave të marsit, nuk u maftuan me kaq por në prill u organizuan kolona të tjera.Këto ishin nga rinia shqiptare dhe nga ushtarë të mbetur nga ata atdhetarë, por edhe bujq”, u shpreh ai.

Sipas tij gjatë rrugëtimit shqiptarët u keqtrajtuan aq shumë, kun ë librin e tij është i përshkruar, mes shumë të tjerëve edhe një episode ku një djalë i ri shqiptar futet poshtë kalit të gjeneralit serb për të pirë urinën e tij, pasi po vdiste nga etja.

“U ul poshtë kalit për të marrë pirë nga  në urina e tij.  Ishte e planifikuar kjo masakër. U realizua ai skenar. E realizuan në bashkëpunim me komunistët shqiptarë.

Reth 4 mijë vetë janë të dokumentuar sit ë vrarë në këtë genocid ndaj shqiptarëve, u bë për ripushtimin e Kosovës.

Historia kërkon që të thuhet gjithmonë e vërteta. Kjo masakër dhe shumë të tjera deri në shpalljen e pavarësisë kanë lënë trauma të jashtëzakonshme, por duhet të sqarohen dhe të kërkohen falje”, tha ndër të tjera Uran Butka, ku theksoi dhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar në këtë ngjarje. (B.H/Faxweb)

Intervista e plotë:

Etiketa: masakra e TivaritUran Butka
Pas

Arrest me burg për ”Babalen”, akuza që rëndon mbi të. Detyrim paraqitjeje dhe për gazetarin Olldashi

Para

”E keni degjeneruar muzikën në pornografi”, kantautori nxehet keq: Kush ju jep të drejtën këtyre mortjeve…

Para
”E keni degjeneruar muzikën në pornografi”, kantautori nxehet keq: Kush ju jep të drejtën këtyre mortjeve…

''E keni degjeneruar muzikën në pornografi", kantautori nxehet keq: Kush ju jep të drejtën këtyre mortjeve...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë: PS kryeson bindshëm, ndarja e mandateve deri tani

Numërohen 233/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 22 mijë vota më shumë, forcon mandatin mandatin e 12-të

Mbyll numërimin e kutive të votimit Konispoli, kryesojnë me mbi 1000 vota socialistët

Numërohen 202/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët numërojnë mbi 30 mijë vota

Numërohen 521/1282 kuti në Tiranë, ndryshojnë balancat e mandateve! PS mbi 23 mijë vota më shumë se PD

“Kur i pyesim kush jeni ata largohen nga QV-të”! Zannier flet për ‘patronazhimin’ dhe përplasjen e Nokës me Xhabaftët në Vorë: Jemi të vetëdijshëm se çfarë ndodhi, por ne nuk mund të…

Konstituimi i Kuvendit/ Osmani nis të enjten takimet me liderët e partive

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Drenovës, si votuan të dënuarit

KQZ: Nuk ka vendim për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave nga Greqia

“Qeveria shpalli programe 1 ditë para zgjedhjeve, fali gjobat”/ Raporti i vëzhguesve të ODIHR, Zannier: Zgjedhjet e 11 majit, në kushte të pabarabarta garimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.