Xhaxha e nip u ekzekutuan me armë pak pas mesditës së sotme në banesën e tyre në fshatin Kurjan të Roskovecit në Fier.
Mësohet se viktimat Lavdimir Kurtaj dhe Gramos Kurtaj, (nip dhe xhaxha) janë plagosur dhe kanë humbur jetën në spital. Mendohet se shkak ka qenë një konflikt pronësie, por ende nuk është komunikuar zyrtarisht nga policia.
Pas krimit autori Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici. E ndërsa policia edhe FNSh ishin nisur drejt vendit të ngjarjes, 49 vjeçari ka shkuar i qetë në ambientet e komisariatit të policisë për tu vetëdorëzuar
Pas vrasës së dyfishtë Kuka u vetëdorëzua në polici bashkë me armën e zjarrit. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku 49-vjeçari Kuka hapi zjarr mbi dy vëllezërit Kurtaj duke i lënë të vdekur në vend.
- Çfarë njoftoi policia?
Altin Kuka është autori i dyshuar i krimit të dyfishtë në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Raportohet se 49-vjeçari pasi kreu vrasjet është vetëdorëzuar. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat nga uniformat blu, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit në cilësinë e provës materiale.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K. Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, njofton policia.