18:02 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U vranë mikun para syve, zbardhet dëshmia e dy vajzave që ishin në tavolinë me Tafçiun: Një djalë e thirri, dukej sikur…

12:34 | 21/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet foto/ Kush është 28-vjeçari që u ekzekutua në Astir, çfarë dihet deri tani për të shkuarën kriminale

Është zbardhur dëshmia që kanë dhënë në polici dy vajzat që shoqëronin mbrëmjen e djeshme pak përpara vrasjes Vilson Tafçiun, i cili u ekzekutua në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se vajzat kanë dëshmuar se një djalë e kishte thërritur Vilsonin në takim, dhe më pas kishin dalë jashtë nga dera anësore e lokalit. Sipas dvshmisë së vajzave të gjitha gjasat janë që Tafçiu dhe ekzekutorët të njiheshin mes tyre.

“Një djalë u fut në lokal dhe thirri Vilsonin. Dolën jashtë lokalit nga dera anësore, pasi dolën e qëlluan me armë. Komunikuan bashkë në fillim pastaj e qëlluan, dukej sikur njiheshin më parë”, janë shprehur vajzat.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një person si të dyshuar për vrasjen e Vilson Tafçiut (Noka), ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë.

Dyshohet se autori i ngjarjes është shtetasi N.D, i cili pas kontrolleve të ushtruara nga policia nuk është gjetur në banesë.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al, se policia ka dyshime që autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.

Lokali ku dhe ndodhi vrasja ka qenë vazhdimisht i frekuentuar nga ana e 28-vjeçarit, ndërsa mbrëmjen e djeshme Tafçiu ndodhej në shoqërinë e dy femrave, pak përpara se ndaj tij të qëllohej me tre plumba.

Një prej autorëve ka hyrë në ambientet e brendshme të lokalit, e ka thërritur në emër Vilsonin dhe më pas në ambientet e jashtme e kanë qëlluar me pistoletë, arma e krimit u gjet më pas në vendngjarje.

Autorët që dyshohet se kanë qenë dy janë larguar me shpejtësi nga zona, me një makinë në ngjyrë të zezë, ndërsa policia është duke bërë kqyrjen e kamerave të sigurisë, në mënyrë që të zbardhë të plotë ngjarjen.

28-vjeçari Vilson Tafçiu, përdorte dy identitete dhe njihej ndryshe edhe si Vilson Noka. Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi dy vite më parë është arrestuar për trafik droge.

Faxweb.al mësoi dje se Tafçiu ka ikur nga Shqipëria në 7 mars të 2018 për në Francë. Në 12 mars të vitit 2018 e kanë arrestuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe e kanë dënuar një vit burg në Francë.

Atje ka bërë 8 muaj në paraburgim dhe në 6 nëntor të vitin 2018 e kanë deportuar nga Franca në Shqipëri.

Mësohet se i riu kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e tij, ndërkohë që ishte me origjinë nga Dibra.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: vilson nokavilson tafciuzbardhet deshmia e vajzave
Pas

Një e treta e gjithë naftës që tregtohet përmes saj, 8 vende evropiane mbështesin misionin në Ngushticën e Hormuzit

Para

Tre ’21 Janarët’ sipas Ditmir Bushatit: I pari nderon, i dyti dhemb dhe i treti na turpëron

Para
“Kemi braktisur prespektivën kombëtare”, Bushati fjalim me tone patriotike: Ç’taksirat kanë shqiptarët që…

Tre '21 Janarët' sipas Ditmir Bushatit: I pari nderon, i dyti dhemb dhe i treti na turpëron

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

Ursula von der Leyen reagon ndaj krizës në Lindjen e Mesme, thërret Komisionin Evropian në mbledhje

Zjarr në Elbasan, përfshihen zonat pranë varrezave, flakët drejt banesave

Tensione në veri të Kosovës/ Gjendet armatim në pronë të një politikani serb, Zveçla: Rrezik për akte terroriste

Uji i pijshëm rikthehet në Vlorë, furnizimi në lagje kthehet në normalitet

Sekretari amerikan i Shtetit: Nëse Irani hakmerret, do të bëjë gabimin më të madh të mundshëm

Titulli që përfundoi në tragjedi/ 3 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur pasi tifozët bien nga tribuna

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.