Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së, Ronaldinho u arrestua në fillim të muajit mars, pasi u akuzua për poseidim të dokumentacionit të rremë.
Legjenda e Brazilit u vu në pranga në Paraguai, pasi dyshohej se përdori dokumente false për të hyrë në vendin e Amerikës së Jugut.
39-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, u arrestua në Resort Yacht & Golf Club Paraguayo së bashku me vëllain e tij Roberto.
Ditën e sotme është dhënë edhe vendimi për ish-futbollistin dhe është marrë masa arrest shtëpi.
Ai së bashku me të vëllain do të qëndrojë në një hotel në kryeqytetin Paraguai ndërsa gjykata do të vazhdojnë të hetojë.
Discussion about this post